Thursday, November 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Aziri: Nevojitet promovim gjithëpërfshirës ndërkombëtar

Politologu nga Presheva Aziz Aziri ka shkruar për rëndësinë e promovimit ndërkombëtar të të drejtave të shqiptarve të luginës së Preshevës

Të dashtun miq,

Shpresoj që të jeni mirë, dhe uroj që ti kaloni mirë pushimet e verës së bashku me familjen

Kam ca muaj që punoj intensivisht në politikën e jashtme duke komunikuar rregullisht me eurodeputet, dhe antarë të komisionit evropian lidhur me të drejtat dhe liritë e shqiotarëve në Serbi, siç kam filluar tani nuk është më, secili institucion është i informuar dhe së bashku me eurodeputet po punojmë që të organizojmë konferencën për shqiptarët në serbi e cila do të mbahet në sallat e parlamentit evropian, ku të pranishëm do të kemi akter të nivelit të lartë përfaqësues të BE-së.

Përkrahja nga institucionet lokale ka munguar, edhe pse kam punuar me financa të mia, njohje të mia dhe aktivitet të pandalshëm.

Synimin që kam është të vëjmë gjurmë në të ardhmen evropiane të Serbisë duke e kushtëzuar me respektimin e të drejtave tona, punësimin e bollshëm dhe përfaqësimin republikan.

Unë kisha dashur që së bashku me institucionet lokale, Shqipërinë dhe Kosovën të bëjmë akoma më shumë, të krijojmë komisionin për përfaqësim ndërkombëtar dhe jam i bindur që mundemi.

Avokimi për njohjen e komunitetit shqiptar si pjesë integrale e procesit të integrimit evropian është hap i rëndësishëm dhe rezulton në raport progresin e ardhshëm të Serbisë.

Forcini i lidhjeve me Kosovën dhe Shqipërinë për të promovuar bashkëpunimin ndërkufitar, shkëmbimin kulturor dhe partneritetet ekonomike për përfitim reciprok.

Zhvillimi i një fushate informuese për të ngritur ndërgjegjësimin për sfidat që përballon komuniteti shqiptar, brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare, për të mobilizuar mbështetje për të drejtat dhe zhvillimin e tyre.

Sigurimi i ndihmës ligjore dhe avokimi për rastet e diskriminimit ose shkeljes së të drejtave brenda komunitetit shqiptar, duke angazhuar organizatat për të përforcuar zërat e tyre, dhe evidentimin e tyre.

Ky plan i plotë synon të adresojë sfidat që përballet komuniteti shqiptar në Serbi dhe të promovojë të drejtat, integrimin dhe zhvillimin e tyre ekonomik përmes angazhime aktive me institucionet ndërkombëtare dhe partnerët rajonalë.

Faleminderit

Aziz Aziri

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.