Wednesday, November 6, 2024
spot_img

Latest Posts

“Shuplakën e parë ma ka dhënë Sahit Ismajli”, Shala rrëfen torturat nga UDB-ashët shqiptarë në stacionin policor në Prishtinë

Ish e burgosura politike Fexhrije Shala ka treguar për herë të parë publikisht se si është keqtrajtuar dhe torturuar nga shqiptarë që ishin pjesë e UDB-së jugosllave.

Shala ka përmendur emrat e disa individëve që e kanë torturuar, përfshirë Sahit Ismajlin, të cilin ajo e ka përmendur si personin që i dha shuplakën e parë që nuk do ta harrojë kurrë.

“Sahit Ismajl ka qene shef, ka qenë kryesori. Dhe është marrë me mu, si person shumë të rëndësishme. E ka udhëheq grupin e tyre, ka qenë Gazmend Maliqi edhe ka qenë Blerim Olloni ndoshta nuk jam shumë e sigurt në mbiemër, ka qenë i Mitrovicës… dmth këta kanë qenë çdo ditë për afër një vjet, janë ardh më kanë marrë në pyetje”, ka treguar Shala për emisionin “Debat Plus” në RTV /Dukagjini/.

Ajo tha se këto është duke i thënë për herë të parë publikisht.

“Sjella ka qenë e tmerrshme. Po flas për mua personalisht, ka qenë e tmerrshme. Është përdorur aq shumë dhunë. Më të thënë të drejtën shuplakën e parë nuk e harroj kurrë. Erdhi nga Sahit Ismajli në Prishtinë në 92-sh (stacion policor). Tri ditë më kanë mbajt në sigurim të shtetit në 92-sh”.

“Më ka thënë: ‘Ngritu në këmbë’ … edhe më kujtohet. Kur më ka goditur shuplakë i kam mëshu me kokë qyshit të vitrinës. Tri ditë më ka ushtu veshi. Më pas ato tjerat u pata mësu. Atë të parën  nuk e harroj”, ka thënë Shala.

Ajo ka rrëfyer për dëmet që i kishte pësuar nga shërbimi sekret serb, që nga koha e shkollës fillore.

Shala tha se në klasën e shtatë në moshën 12 vjeçare, e kishte kënduar këngën patriotike “Besa Besë”.

Për këtë arsye, e profesori i klasës e kishte dërguar në drejtori Shalën nën arsyetimin për sjellje të pahijshme.

Shala ka treguar se që nga ajo kohë ajo ishte nën shënjestrën e UDB-së serbe.

“Në atë kohë më kishin lajmëru në UDB, që gjoja se unë si e mitur po bëjë organizime, kisha qenë në përcjellje s’e kam ditë. Më vonë e kam kuptu”, tha ajo.

Presioni ndaj saj vazhdoi edhe në shkollën e mesme ku në shumë raste shkollat përkatëse ia humbën dokumentet.

“Në vitin e parë të shkollës së mesme mi kanë humb dokumentat. Edhe në vitin e tretë për dy muaj ditë u zhdukën dokumentat”, tha ajo.

Pas gjetjes së dokumentave, Shala tregon tregon se si mbeti në provim në lëndën që ishte e shkëlqyeshme. Shala tregoi se profesoresha e lëndës “Korrespodencë”, ishte detyruar nga UDB-ja serbe që t’ia zbriste notën nga pesë në njësh.

Me të hyrë në provim, Shala e sheh profesoreshën e saj me lot në sy, aty e kuptoi që nuk ishte në vullnetin e saj ky veprim.

“Në fund të vitit pasi befason mësimi unë mbes në provim në lëndën Korrespodencë nga 5 në njësh. Shkoj në provim, asaj po i mbushen sytë me lot. Në komision u afrova, profesoreshën ish ardhë UDB me largim nga puna, nëse nuk ma le njësh, e largon nga vendi i punës, për me ma humb afatin e studimeve”, tha ajo në “Debat Plus”.

Sipas Shalës UDB-ja me këto veprime kishte pasur qëllim t’ia humb afatin për t’u regjistruar për Fakultet.

“Ka qenë qëllimi me ma humb afatin për fakultet. Kam hy në provim te Hajnishahi, kam hy në provim të temës së diplomës. Në të njëjtën ditë kam vrapu me një të burgosur politik, Avdullah Rama, që më ka ndihmu shumë me i pregatitë dokumentet me mi dërgu në Fakultet”, u shpreh ajo përcjell Dukagjini.

Me shumë mund, Fexhrije Shala kishte arritur të regjistrohej në fakultetin që dëshironte.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.