Thursday, November 21, 2024
spot_img

Latest Posts

“Deri në fitore finale”, Vuçiq e nis betejën për Beogradin – fjalimi i tij krahasohet me propagandën e periudhës naziste

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka marrë pjesë sot në një tubim të partisë së tij pas vendimit për përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd për shkak të vjedhjes së votave.

Vuçiq ka thënë sonte se dëshiron një fitore bindëse për partinë e tij në zgjedhjet e Beogradit, “në mënyrë që Beogradi të mbetet në duar të mira dhe të zhvillohet”.

Ai po ashtu tha se “nuk ka interes personal për të marrë pjesë në fushatën për zgjedhjet e reja në Beograd, por se ka interes si qytetar i Beogradit”.

Por, Vuçiq në fjalimin e tij është nxehur duke thënë se lufta po fillon. ” Le të jetë një luftë e panderprerë . Deri në fitoren përfundimtare” ka thënë Vuçiq në fjalimin e tij, i cili në rrjetet sociale është krahasuar me fjalimet e Hitlerit gjatë Rajhut të Tretë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.