Këshilltarja e kryeministrit Kurti njëherit dhe kryetare e degës së PVD-së në Preshevë znj Ardita Sinani ka deklaruar në profilin e sajë në facebook se respektimi i parimit të reciprocitetit për të drejtat e pakicës mes Serbisë dhe Kosovës është formula e duhur për arritjen e paqes,
Postimi i znj Sinani:
𝐑𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞𝐜𝐢𝐩𝐫𝐨𝐜𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐤𝐢𝐜𝐚𝐯𝐞 𝐦𝐞𝐬 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐬𝐞̈ 𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐥𝐚 𝐞 𝐝𝐮𝐡𝐮𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐚𝐪𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐞 𝐚𝐟𝐚𝐭𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞
Në një takim të planifikuar, në ambientet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me Kryeministrin z. Albin Kurti dhe Ministrin, z. Hajrullah Çeku patëm një takim të përbashkët me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Parlamentin e Serbisë.
Deputeti shqiptar, z. Shaip Kamberi, kryetari i SDA të Sanxhakut, Dr. Sulejman Uglanin i shoqëruar edhe nga dy deputetët e pakicës boshnjake, z. Enis Imamoviq dhe znj. Selma Kuçeviq u takuam në Kabinetin e Kryeministrit Kurti.
Në këtë takim u diskutua për brengat dhe shkeljet të cilat në mënyrë konsistente i përjetojnë si pakica shqiptare e poashtu edhe ajo boshnjake që jetojnë në Serbi.
Të drejtat e komuniteteve joshumicë pasqyrojnë demokracinë e zhvillimit të një shteti.
Prandaj, pikërisht për shkak të mosrespektimit të të drejtave të pakicave, Freedom House e klasifikon Serbinë si shtet me regjim hibrid.
Pikërisht për këtë arsye, respektimi i parimit të reciprocitetit të të drejtave mes Serbisë e Republikës së Kosovës, është formula e duhur për arritjen e një paqe të qëndrueshme e afatgjate në Ballkanin Perëndimor.
Qeveria e Republikës së Kosovës, e në veçanti Kryeministri Kurti është jashtëzakonisht i interesuar që të arrihet kërkesa legjitime e shqiptarëve të Luginës, e në këtë rast edhe e boshnjakëve që jetojnë në Serbi që duhet të ketë simetri të drejtash.
E për të arritur këtë, duhet bashkëpunim ndërinstitucional por edhe bashkëpunim i sinqertë mes pakicës shqiptare dhe asaj boshnjake në Serbi, meqë të përbashkët e kanë trajtimin jo të duhur në raport me pakicat tjera.