Thursday, September 19, 2024
spot_img

Latest Posts

Abdixhiku: Asociacioni është obligim ndërkombëtar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet pasi është obligim ndërkombëtar, por që duhet të bëhet në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

Ai ka cekur se pyetjet që janë ndaj formimit të këtij Asociacionit janë vetëm për kohën e formimit të tij dhe asaj se si do të duket.

“Kushtetuesja e ka dhënë vendimin me 22 pika mbi të cilin duhet të bazohet ky Asociacion”, ka thënë ai.

“Asociacioni duhet të formohet. Pyetja është kur dhe si”, shtoi ai.

Abdixhiku po ashtu ka thënë se Kosova është vënë në pozitë të keqe edhe përballë partnerëve ndërkombëtarë me veprimet e fundit në kuadër të dialogut.

“Vuçiq mburrej para Serbisë se rreshtohej me Putinin. Si mund të bëhet sot që SHBA të dalë e ta lavdërojë për konstruktivitet e neve të na japë kritika”, shtoi ai.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.