Opinion:
Deri kur duhet me flejtë spektri politik në luginë të Preshevës? a mendoni se nuk mundë që kërkesat tona të ekuivalencojnë situatën për zajednicën një etnike n’Kosovë?
Pse ne nuk ulemi dhe të diskutojmë për asociacionin e komunave me shumicë serbe n’Kosovë në ekuivalencë me një asociacion bazë të komunave me shumicë Shqiptare në luginën e Preshevës, e cila do të bëhet karrem në dorën e Kosovës përballë Serbisë në dialog dhe ndërkombtarëve në ndërmjetsim.
Dmth, Ne duhet vet të imponohemi për të qenë pjesë e dialogut dhe diskutimeve dhe jo të presim ulur se kur po na thuhet emri në një konferencë apo tryezë diskutimi.
Unë edi që ka shumë mundësi për të margjinalizuar situatën, ne kemi shumë dokumentacione, bisedime, dhe marrëveshje që mundë ti vëjmë në pah edhe para ndërkombtarëve me një diplomaci tvogël lokale nëse dijmë që ta përdorim.
Nëse ne si shqiptar në serbi nuk kërkojmë të drejtat tona në ekuivalencë me serbët n’Kosovë atëher ne po zhdukemi si pakicë brenda një shteti që gllabërimin tonë e sheh si plan të afërt për ta zhvilluar.
Andaj thirrje në emrin tim, si pjestar i një partie politike, si një të kaluar në shoqërinë civile, si një i trajnuar nga Qeveria Shqiptare dhe FES për diplomaci dhe politikbërje në përmasa europiane, kërkoj që inatet politike ti lëjm anash kur bëhet fjalë për interesin nacional, gjithçka që duhet bër politikë i përket politikës ditore në rrafshin lokal.
Nuk e kemi luksin të rrijmë në kolltuke rehat, deri sa serbia me serbët n’Kosovë i hoqën uniformat e policisë dhe ushtrisë, dorëzuan detyrat në menaxhment dhe staf civil, dhe ne në anën tjetër që smundë të mirremi vesh për asnjë gjë, e që institucionin e vetëm shqiptarë siç është KNSH e lëjmë në duar të serbisë.
Reflektoni sot, ose heshtni pëgjithmonë
Presheva dhe Bujanoci sot duhet të mbusheshin sheshet me qytetar të revoltuar nga anashkalimi i tyre në të gjithë procesin, e me pankartat për integrim dhe të drejta t’barabarta.
Aziz Aziri – Politolog