Funksionerët e Alternativës për Ndryshim, sot kanë nisur fushatën e “blerjes së votave”, shtëpi më shtëpi në Preshevë.
Lajmin e ka bërë të ditur, këshilltari I Kuvendit komunal të Preshevës, Shpëtim Haliti.
Ai përmes një postimi në facebook, ka skruar se: “Nga frika e humbjes, pushteti i kontrabanduar në Preshevë, ka filluar me blerjen e votave edhe me kërcënim të qytetarëve.
“Funksionerë të APN-së, bashkë me drejtues të institucioneve publike, janë parë sot, duke hyrë shtëpi më shtëpi në rrugën K.Xoxi” – ka shkruar Haliti.
Ai më tej ka thënë se: “Qytetarët raportojnë se po i bëhet presion i madh dhe po kushtëzohen për t’a votuar APN”.
Në fund, këshilltari i PVD-së ka shkruar se: “13 nëntori po afron, humbjen e keni të garantuar”.
Kujtojmë që, Alternativa për Ndryshim nuk po zgjedh mjete për të ndikuar tek votuesit, me që së fundmi ka publikuar edhe një video ku ka tentuar ta njollos kryetarin aktual të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, i cili është pretendi kryesor për ti fituar zgjedhjet e 13 nëtorit.