Thursday, September 19, 2024
spot_img

Latest Posts

Qytetarët protestojnë në St Hekurudhorë për rrethin, intervenin policia

Komuna e Preshevës ka vazhduar me vendosjen e rrathëve në rrugët e Preshevës të cilët ishin larguar nga ish pushteti i drejtuar nga znj Ardita Sinani.

Largimi i këtyre rrathëve ishte bërë nga shkaku se ishin vendosur pa leje përkatëse, ngushtonin rrugën edhe ashtu të ngushtë por edhe pse qytetarët kishin mbledhur numër të madh të nënshkrimeve me kërkesën që ata të largohen.

Mirëpo, dje është rikthyer rrethi te ish tregu i qytetit e që ka bërë të ketë reagime të shumta të qytetarëve. Ndërsa sot, vendosja e rrethit sinjalizues ka vazhduar në Stacionin Hekurudhor e që ka detyruar qytetarët që të dalin në vendngjarje dhe të kundërshtojnë këtë veprim të komunës së Preshevës. 

Qytetarët e mbledhur po kërkojnë që rrethi i vendosur të largohet menjëherë. Në vendin ku po protestohet shihen edhe patrolla të policisë lokale.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.