Mbledhjen dhe vendimet e marra i bëri publike kryetarja e komunës së Preshevës në Facebook faqën e saj:
U miratuan Aktvendimet për formimin e komisioneve profesionale për t’i përgatitur konkurset e rregullta për subvencionet në bujqësi, ndërmarrjet private, organizata joqeveritare dhe për informim publik 🙏
Kjo sot në mbledhjen e III me rradhë të Këshillit Komunal për vitin 2022.
Raportet, Programet e punës dhe atyre financiare të Shtëpisë së Kulturës, Bibliotekës, N.P. “Moravica”, Entit Parashkollor “8 Marsi”, Fondit për Qëllime Humanitare, Qendrës Sportive dhe Qendrës për Punë Sociale ishin pika të tjera të rendit të ditës 👏Shqyrtuam edhe Raportin e punës Janar – Dhjetor 2021 të Administratës Komunale.