Kryetari i Degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, në një deklaratë dhënë për portalin bujanovaçke në Bujanoc, ka deklaruar se APN, me asnjë çmim e në asnjë rrethanë nuk e përkrahë Shaip Kamberin për ta udhëhequr me listën shqiptare të kandidatëve për deputet.
Pajaziti tanimë edhe publikisht deklaroi atë çfarë kryetari i subjektit të tij, po e bënë për muaj me radhë duke deklaruar krtika të ashpra ndaj Kamberit, çka ndikoi që sipas të gjitha gjasave të mos ketë listë të përbashkët shqiptare.