Friday, November 1, 2024
spot_img

Latest Posts

APN: PDSH vazhdon nepotizmin

Alternativa për Ndryshim ka dal me një kumtesë lidhur me punësimet e fundit të kryera në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë. Akuzohet kreu i PDSH-së për nepotizëm, respektivisht për punësimin e vajzës së kryetarit të PDSH-së. Më poshtë e keni postimin e plotë të APN-së:

Qeverisja jolegjitime në Preshevë, me rotacion të kamufluar ku vetëm njëri aty sundon, po dëshmon se kanë ardhur në pushtet si të imponuar, për t’i ngopur apetitet personale, për të mos i lënë në gjysmë aty ku kishin mbetur në realizimin e interesave.

Ditëve të fundit kreu i PDSH-së njëkohësisht Zëvendës Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, për të vazhduar praktikën e vjetër të nepotizmit, ka punësuar vajzën e tij në Shtëpinë e Kulturës, ku për këtë shkak drejtori i këtij institucioni nga radhët e PDSH, ka ndryshuar sistematizim e vendeve të punës, duke rritur numrin e punëtorëve në këtë institucion (nga 19 sa kanë qenë, në 22 punëtorë), kur kemi parasysh aktivitetin minimal të këtij institucioni për shkak të pandemisë dhe çorientimit, deri në nivel të degradimit.

Ndërkohë, udhëheqësit jolegjitim kanë lejuar që N.P “Moravica” të degradohet në aspektin e kuadrove duke i dëbuar nga puna 19 persona për t’i shtuar Shtëpisë së Kulturës punëtor të rinj. Ndryshim i bërë me qëllim të punësimit të vajzës së liderit të PDSH-së.

Është e qartë se qëllimi tyre i vetëm është akomodimi në vende pune i disa këshilltarëve dhe militantëve partiak, në institucionin e Shtëpisë së Kulturës, në mënyrë që ta ruajnë stabilitetin brenda koaliconit fragjil.

Me këto veprime shihet qartë se Ragmi Mustafa edhe me një shans tjetër në pushtet, ka rikthyer në Komunën e Preshevës aktin më të njohur gjatë sundimit të tij: nepotizmin, sepse ai nuk ia ka hallin as qytetarëve e as votuesve të tij, përderisa mund t’i përmbushë apetetitet e tij personale, familjare e klanore.

Preshevë, 6 Shkurt 2022
Shërbimi për Informim
Alternativa për Ndryshim

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.