Aeroplani i kompanisë ajrore “ETF Airways” që sonte u ngrit nga aeroporti i Prishtinës për të fluturuar drejt Baselit, është detyruar të kthehet prapë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, për shkak të një problemi teknik.
Fluturimi për në Basel të Zvicrës nga Aeroporti i Prishtinës dështoi pas rreth 40 minutave.
Kjo për shkak të një krisje në xhamin e përparmë të aeroplanit.
Aeroporti i Prishtinës ka njoftuar se ka dështuar fluturimi i aeroplanit të kompanisë “EFT Airways” i cili pati të shkojë aterrojë në Basel.