Për këtë takim, kryetarja e komunës na njofton përmes postimit në Facebook faqën e saj.
“Diplomacia shqiptare, adresë e progresit të Luginës dhe e stabilitetit rajonal 🙏Ishte kënaqësi të isha sot e ftuara e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, SH.T. Qemal Minxhozi 🇦🇱E falenderova z.Minxhozi për vlerësimin e Tij për punën tonë dhe për përkushtimin e Tij për shqiptarët e Luginës së Preshevës 👏E njoftova për problemet me të cilat përballemi, si dhe për qeverisjen tonë si pushtet lokal në Preshevë.Inkurajues fakti se Shqipëria dhe Kosova janë të bashkërenduara lidhur me Luginën e Preshevës, në shërbim të zhvillimit, paqes dhe stabilitetit rajonal ❤️”