Friday, October 18, 2024
spot_img

Latest Posts

COVID-19 në Preshevë e Bujanoc me numra të shtuar të të infektuarve

Instituti i Shëndetit Publik në Vranjë që çdo ditë monitoron, mbledh dhe përpunon të dhënat nga qendrat shëndetësore dhe spitalet nga rrethi i Pçinjës (Sh.Sh. Bosilegrad, Sh.Sh. Bujanoc, Sh.Sh. Preshevë, Sh.Sh. Vladiçin Han, Sh.Sh. Vranjë, Sh.Sh. Surdulicë, Sh.Sh. Trgovishte, Spitali Vranjë, Spitali Surdulicë, Spitali Special për Sëmundjet e Mushkërive Surdulicë), mbi numrin e të testuarve dhe të sapoinfektuarve me SARS-COV2 dhe pacientëve me COVID-19 vjen me të dhëna mbi numër të rritur të të sapoinfektuarve.

Më 24 janar 2022 brenda 24 orëshit të plotë janë testuar 1108 persona, nga të cilët me rezultat pozitiv kanë dal 575 persona.

Në përqindje i bie që 51,9% nga numri i përgjithshëm i të testuarve janë pozitiv me COVID-19.

55 mostra u përpunuan me metodën PCR nga të cilët 17 rezultuan pozitive dhe janë bërë gjithsej 1053 teste antigjenike, nga të cilat 558 ishin pozitive.

Numrat në Preshevë e sidomos në Bujanoc, sipas raportit të këtij institucioni janë në rritje. Në Bujanoc është arritur numër rekord për muajin Janar me 53 të sapoinfektuar, ndërsa në Preshevë janë 31.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.