Friday, September 20, 2024
spot_img

Latest Posts

Arrestohet Lirim Jakupi

Policia e Kosovë ka arrestuar personin e katër lidhur me vrasjen që kishte ndodhur me 12 shtator të viti 2021, në Gjilan. I arrestuari i katër në rastin e vrasjes në Gjilan është Lirimi Jakupi. Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimit”, thuhet në njoftimin e PK-së. Nga Prokuroria Themelore në Gjilan, kanë njoftuar se ndaj Jakupit pritet të bëhet kërkesa për paraburgim. Mbi Jakupin tashmë rëndon vepra penale “Vrasje e rëndë”.“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se ka ndaluar edhe një person, me inicialet L.J., pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen, e cila ka ndodhur më 12 Shtator 2021, në Gjilan, ku me armë zjarri është privuar nga jeta tani i ndjeri B.V. Ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Lidhur me vrasjen e 50 vjeçarit në Gjilan në paraburgim gjendjet ende Faton Osmani, Gëzim Bajrami dhe Irfan Veseli. “Për këtë rast, me kërkesë të prokurorisë, të pandehurit F.O., G.B. dhe I.V., gjenden nën masën e paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Lirim Jakupi është i njohur për vepra penale si vrasje e arratisje nga burgu.Jakupi dyshohet se së bashku me Faton Osmanin, Gëzim Bajramin dhe Irfan Veselin mbrëmjen e 12 shtatorit në një kafiteri në Gjilan kishin qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur Bakush Veselin.Atë kohë, Jakupi e kishte demantuar lajmin se kishte të bënte me vrasjen e Veselit, duke thënë se nuk ndodhej në Gjilan por ndodhej në Prishtinë. Të nesërmen ishte intervistuar nga Policia e Kosovës.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.