Ngritet aktakuzë për dyshim mbi keqpërdorim të detyrës nga ana e kryetarës së Komunës së Preshevës
Sot paradite u raportua fillimisht nga portalet nga Vranja e pastaj edhe nga ato lokale për aktakuzën që është ngritur mbi kryetarën e komunës së Preshevës, për dyshim mbi keqpërdorim të detyrës.
Është fjala për subvencionet për ekonomitë e vogla të vitit 2017.
Sipas prokurorisë së Lartë Publike në Nish, Departamenti Special për Luftën ndaj Korrupsionit, është ngritur aktakuzë kundër kryetares aktuale të Preshevës, Ardita Sinani, me dyshimin se dy sipërmarrësit, I.G. dhe M.Sh. nga Presheva, nuk kan plotësuar kushtet për aplikim dhe kanë përfituar 360.000 dinarë subvencione nga programi për ndarjen e subvencioneve për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Vendimi mbi ndarjen e subvencioneve është marrë nga Këshilli Komunal, ndërsa në aktakuzë thuhet se ajo si kryetare e Këshillit Komunal “nuk është kujdesur për ligjshmërinë e punës”.