Sunday, November 24, 2024
spot_img

Latest Posts

Boris Johnson po prek fundin, gati zëvendësimi i kryeministrit britanik

Nga Adam Taylor “The Washington Post”

Kur Boris Johnson ishte fëmijë, ai tha në një rast se donte të bëhej mbreti i botës. Sigurisht, kjo dëshirë e tij nuk ka kuptim, ndaj ai duhej të kënaqej me të qenit kryeministër i Britanisë së Madhe. Dhe nëse vazhdojnë skandalet me qeverinë e tij, sundimi i tij nuk do të jetë i përjetshëm, por vetëm 3 vjet.

Johnson u përball me kritika shumë të ashpra gjatë interpelancës së kësaj jave në parlamentin britanik. Ai kërkoi falje publike,teksa u përpoq të zbusë kritikat për sjelljen e tij kohët e fundit. Ai e bëri këtë “në mesin e thirrjeve në kor nga deputetët e opozitës, se ai është gënjeshtar dhe duhet të japë dorëheqjen”.

Keir Starmer, rivali kryesor i Johnson dhe udhëheqësi i Partisë Laburiste në opozitës, e pyeti:“A do të bëni më në fund gjënë e duhur duke dhënë dorëheqjen?”.Një fakt shqetësuese për kryeministrin, është se këtë herë thirrjet për dorëheqjen e tij erdhën vetëm nga kundërshtarët e tij.

Disa ligjvënës konservatorë po e shprehin hapur neverinë e tyre ndaj Johnson. Douglas Ross, lideri i Partisë Konservatore në Skoci, deklaroi të mërkurën se ishte koha që Boris të japë dorëheqje. “Unë nuk dua të jem në këtë pozicion, por mendoj se ai nuk mund të vazhdojë të jetë më udhëheqës i konservatorëve”-deklaroi Ross në një intervistë për mediat britanike.

Sigurisht, nuk është e sigurt që ditët e Boris Johnson në 10 Downing Street kanë mbaruar. Dikur i famshëm për jetën e tij private ekstravagante dhe paraqitjet në shfaqjet televizive, Johnson e ka parë veten vazhdimisht të nënvlerësuar gjatë gjithë karrierës së tij politike.

Ai ka kaluar nga të qenit një gazetar që thyen rregullat, në një kryebashkiak konservator të metropolit liberal të Londrës, dhe në fund në një kryeministër që mbështeti Brexit-in,dhe që i fitoi zgjedhjet me një rezultat të thellë historik në dhjetorin e vitit 2019.

“Boris Johnson e di saktësisht se çfarë po bën”-ishte titulli i një artikulli në“The Atlantic”vetëm 6 muaj më parë. Por situata aktuale ngre pyetjen:A është kjo e vërtetë? Në muajt e fundit të vitit 2021, pasi hasi shumë vështirësi në menaxhimin e një pandemie që u shoqërua me shumë probleme dhe të cilat i kushtuan jetën mijëra njerëzve, Johnson e sheh tani veten të përfshirë në skandale të njëpasnjëshme.

Një bashkëpunëtor i tij u detyrua të jepte dorëheqjen për shkak të njëri konstruksioni.

Të rezidencës së kryeministrit, të financuar nga donatorët, por edhe pas pretendimeve se ai përdori ndihmën e qeverisë për një transport ajror të afro 200 qenve dhe maceve nga Afganistani.

Megjithatë, problemi më i madh duket se janë festat mondane. Këtë javë, një e-mail i dekonspiruar përshkruante në detaje pjesëmarrjen e Johnson në një festë me pije alkoolike të organizuar në 10 Downing Street më 20 maj 2020. Ajo ishte të paktën hera e tretë -edhe pse disa media raportojnë një numër më të lartë – që qeveria britanike thuhet se ka thyer rregullat e saj strikte për distancimin social.

Ndërsa shumë njerëz në Britani kanë vuajtur shumë nga pandemia, festat qeveritare i kanë tërbuar qytetarët. Nëkohën e festës së 20 majit, britanikëve u lejohej të takonin vetëm 1person nga jashtë shtëpisë së tyre. Madje edhe atëherë duhej ta bënin këtë në një vend publik dhe me disa kufizime.

Në të njëjtën ditë që Johnson mori pjesë në festën e organizuar në godinën e qeverisë, të tjerët u mbajtën larg familjarëve të tyre. Dhe për disa kjo gjë pati pasoja tragjike. Po atë mbrëmje, Donna Speed e gjeti nënën e saj të vdekur në shtëpinë e saj. “Ajo nuk iu përgjigj telefonatave tona. Unë mendoja se e kishte zënë gjumi”- u shpreh ajo e përlotur në një intervistë për mediat.

Muajin e kaluar, Johnson e pranoi fajin për festat e zhvilluara. Dhe një këshilltar i tij që bëri një batutë mbi një festë të ndryshme Krishtlindjesh në 10 Downing Street, u detyrua të jepte më pas dorëheqjen. Johnson deklaroi të mërkurën para parlamentit, se ai vetë kishte marrë pjesë në festën e 20 majit për “vetëm 25 minuta” për të falënderuar stafin e tij.

“Unë besoja se ajo ishte në thelb një aktivitet i punës së përditshme”-tha ai. Por kjo nuk besohet nga pjesa më e madhe e publikut britanik, si dhe nga një numër mbështetësish të Patisë Konservatore. Johnson u përball me kritika të forta edhe nga disa prej mbështetësve të tij më të zellshëm në median me prirje të djathta.

Edhe “Daily Telegraph”, gazeta britanike ku Johnson punoi për një kohë të gjatë, nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit. Kësisoj Johnson po përballet tani me sulme nga të gjitha anët. Sue Grey, një nëpunëse civile britanike, po heton çështjen e festave të zhvilluara në10 Downing Street në kulmin e valës së parë të pandemisë.

Nëse zbulohet se Johnson ka gënjyer në parlament për shkeljen e rregullave, kjo mund të përbëjë një shkelje të Kodit Ministror të Britanisë së Madhe, një vepër që mund të sjellë deri edhe shkarkimin e tij nga detyra. I vënë nën presin nga Starmer të mërkurën, nëse ai do të japë dorëheqjen nëse zbulohet se ka shkelur kodin e etikës, Johnson tha se “sigurisht që do të reagojë sipas rrethanave”.

Edhe nëse i mbijeton kësaj stuhie, Britania mban në maj zgjedhjet lokale. Ndonëse karizma i ka dhënë mundësi Johnson-it që t’ia hedhë pas skandaleve duke korrur fitore të mëdha elektorale, konservatorët humbën një palë zgjedhje të rëndësishme lokale në dhjetor, pikërisht në një zonë që dikur cilësohej si një bastion i konservatorëve.

Sondazhet tregojnë se besimi ndaj Johnson ka rënë ndjeshëm që nga vera e vitit të kaluar, dhe se Partia Laburiste është disa pikë përpara konservatorëve. Mujtaba Rahman, menaxheri “Eurasia Group” në Evropë dhe një vëzhgues i kujdesshëm i politikës britanike, thotë se dyshon nëse Johnson mund të vazhdojë të jetë kryeministrit pas muajit maj.

Sipas sondazhit të YouGov, gati gjysma e anëtarëve të Partisë Konservatore mendojnë se Ministri i Financave Rishi Sunak do të ishte një udhëheqës më i mirë se Johnson, dhe që mund të garantojë fitoren në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.