Zëvendës kryetari i komunës së Preshevës si dhe kryetar i PDSH-së, z Ragmi Mustafa është shprehur kundër referendumit për ndryshimin e pjesëshëm të kushtetutës së Serbisë, poashtu ka bë thirrje tek qytetarët shqiptar në luginën e Preshevës për bojkotim.
Ky është postimi z Mustafa:
Referendumi i Serbisë për centralizim të hekurt të gjyqësorit i caktuar datë 16 janar 2022, seriozisht po përdoret edhe për ngacmime e provokime politike në Republikën e Kosovës.
Një sjellje e tillë e shtetit serb natyrshëm shqetëson shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Si mund të kuptohet apo aq më tepër të pranohet fakti që serbët e Kosovës duhet të votojnë për gjithçka sikur të jenë brenda shtetit serb?
Po pse të njejtën gjë Serbia nuk u ofron shqiptarëve në Luginë të Preshevës?
Prandaj, Partia Demokratike Shqiptare në Luginë të Preshevës fton shqiptarët me të drejtë vote që me krenarinë më të lartë të BOJKOTOJNË votimet për referendumin e datës 16 janar 2022 në Serbi.
Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit do të shfrytëzonin votën e tyre nëse në këtë referendum do të ishte pyetja për ndryshimin e kushtetutës serbe në të cilën nuk do të figuronte më Kosova në preambulën e saj.