Friday, September 20, 2024
spot_img

Latest Posts

Në Serbi, 13. 693 persona të infektuar me COVID-19, 10 nga Bujanoci

Vala më e re e COVID-19, i ka prekur afro 14 mijë shtetas të Serbisë në 24 orët e fundit.

Bëhet fjalë për 13. 693 persona dhe kjo është hera e parë që në këtë vend shënohet një shifër 5-shifrore e infektimeve, që kur ka shpërthyer pandemia.

Sipas të dhënave zyrtare në Rrethin e Pcinjës janë regjistruar 187 qytetarë me koronavirus.

122 janë nga Vraja, 28 nga Surdulica, 13 nga Vlladiçin Han, 10 nga Bujanoci, 8 nga Bosilegradi, 5 nga Presheva dhe një i infektuar nga Trgovishtja.

Në nivel vendit kanë vdekur edhe 22 persona, që është shifër e shënuar edhe më herët. Ndërsa numri i përgjithshëm i pacientëve me aparate respiratore është 86.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.