Wednesday, November 6, 2024
spot_img

Latest Posts

Gjykata Speciale jep detaje për vizitën e Veselit, nuk dihet sa do të qëndrojë në Kosovë

Gjykata Speciale ka dhënë një përgjigje për Gazetën Express lidhur me vizitën e ish-kreut të UÇK-së, Kadri Veseli, në Kosovë.

Veseli është kthyer në vendlindje pasi disa ditë më parë i vdiq nëna në moshën 93 vjeçare.

Për shkak të arsyeve detyruese humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake udhëzoi Sekretarin që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë për z. Veseli për të takuar familjen.

I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në mbajtje nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, kanë thënë nga Dhomat e Specializuara për Gazetën Express.Nga Specialja nuk është dhënë detaje se për sa kohë do të qëndrojë Veseli në Kosovë.

Për arsye operacionale dhe për të respektuar privatësinë e z. Veseli, nuk mund të japim asnjë informacion shtesë për vizitën e kujdestarisë në Kosovë”, ka thënë zëdhënësi Michael Doyle.Veseli ka ardhur në vendlindjen e tij ku sot ka shkuar për të vizituar varrin e nënës, varrimi i së cilës u bë dje.Para disa muajve Veseli ishte lejuar të vinte në Kosovë nga Haga edhe një herë pasi kishte ndërruar jetë babai i tij.Ndryshe, Veseli është në paraburgim së bashku me disa ish-krerë të tjerë të UÇK-së në Hagë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.