Monday, November 25, 2024
spot_img

Latest Posts

Ministrja Donika Gërvalla njofton se sot do ta vizitojë Luginën e Preshevës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwartz, ka njoftuar se sot do të shkojë për herë të parë në Luginën e Preshevës.

Gërvalla ka shkruar në Facebook se është nisur drejt Bujanovcit, ku do të takohet me kreun e Komunës, Nagip Arifin.

Me një ditë vonesë, pas pak do të filloj vizitën time të parë në Luginën e Preshevës. Ndihem shumë e privilegjuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të vizitoj përfaqësuesit institucional dhe qytetarët e komunave në Luginë dhe të flas e të shoh nga afër se si mund të thellojmë bashkëpunimin tonë. Së bashku me prof. Rexhep Gjergjin jemi nisur drejt Bujanocit, ku do të takohemi fillimisht me kryetarin e kësaj komune, z. Nagip Arifi. Takime do të zhvillojmë edhe me përfaqësues të tjerë institucional në këtë komunë”, ka shkruar Gërvalla.Gërvalla ka bërë të ditur se gjatë ditës do të shkojë edhe në Preshevë, ku do të takohet me kryetaren e Komunës, Ardita Sinanin.

Gjatë ditës do të qëndrojmë edhe në Preshevë, ku do të takohemi edhe me kryetaren e komunës, znj. Ardita Sinani. Do të zhvillojmë takime me deputetë, përfaqësues të partive politike shqiptare dhe studentë”, ka shkruar kryediplomatja kosovare.

Ndryshe, të mërkurën nga MPJ-ja kanë deklaruar për Express se është anuluar vizita e planifikuar e Gërvallës në Luginën e Preshevës, për shkak se Serbia nuk i ka lëshuar leje për vizitë.“Ne kemi kërkuar leje. Vizita ka dështuar për shkak të lojërave të pandershme të Beogradit. Vizitën do të përpiqemi megjithatë ta realizojmë në një datë tjetër”, kanë deklaruar nga MPJ.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.