Thursday, September 19, 2024
spot_img

Latest Posts

Komuna e Bujanocit ndan njëqind mijë euro për ndërmarrjet e vogla

Komuna e Bujanocit ndan njëqind mijë euro për ndërmarrjet e vogla dhe start-upNjoftimin mbi nënshkrimin e urdhëresës e dha Nagip Arifi, kryetari i komunës së Bujanocit, në Facebook faqen e tij ku shkroi:

“100.000 € PËR ZHVILLIMIN EKONOMIKPas vendimit të plotëfuqishëm të komisionit për vlerësimin e projekteve të ndërmarrësisë, sot nënshkrova urdhëresën financiare për bartjen e mjeteve për ndërmarrjet ekzistuese dhe Start – Up bizneset të cilat kanë përgatitur komplet dokumentacionin e nevojshëm.

Shuma totale që do t’i ndahet përfituesve të subvencioneve është 12.000.000 dinarë (rreth 100.000€). Shpresoj që këto subvencione do të ndikojnë në zhvillimin e bizneseve, kurse për vitin e ardhshëm do të propozoj që kjo shumë të dyfishohet, me shpresë që këshilltarët e Kuvendit Komunal do ta aprovojnë propozimin tim.”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.