Thursday, September 19, 2024
spot_img

Latest Posts

Ridvan Qazimi – Herkuli i kohëve tona

Ridvan Qazimi lindi më 4 prill 1964 në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit, ishte njëri ndër themeluesit dhe komandantët më të shquar të Ushtrisë çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ridvan Qazimi ishte strateg i luftës për liri, ai ishte rërë në sy për armikun, i përbetuar për çlirimin e luginës së Preshevës, ra dëshmorë më 24 maj 2001, në fshatin Tërnoc i madh, ai ishte njëri ndër katër komandantët e Uçpmb-së dhe udhëheqës i brigadës 112.

Ridvani ishte diplomuar në shkollën e inxhinjerisë mekanike në Prishtinë, por punonte si rrobaqepës dhe ishte pronar i një butiku në qytetin e Bujanocit.

Ai ishte pjesmarrës i luftës në Kroaci dhe Bosnjë, poashtu dhe në luftën e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës ishte nën komandën e komandantit legjendar Adem Jasharit ku portretin e tijë e mbajti deri në fund në zyrën e tijë në Konçul.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.