Filmi Dokumentar “Skenari i Nënës” i realizur nga ekipi nga Presheva merr çmim në festivalin “Art without limit””The best story about rights of persons with disabilities” është çmimi që ju nda në festival këtij filmi i cili ka personazh një të ri nga Presheva. Avni Hetemi është personazhi i filmit dokumentar, në film pasqyrohet roli i familjes por edhe i shtetit Zvicëran ku jeton Avniu, në lehtësimin e jetës së një personi me nevoja të veçanta.
Filmi është sa emocionues dhe prekës po aq edhe vetëdijësues për këtë pjesë të shoqërisë sonë.Gani Veseli, aktori nga Presheva, një nga realizuesit e këtij filmi, në Facebook faqën e tij tha:”Të nderuar familjar,miq dhe ju organizatorë të nderuar të festivalit “Art without limit”,Më lejoni të ju faleminderoj në emër timin,të regjisorit Kastriot Saqipi,të gjithë bashkëpuntorëve që na ndihmuan për realizimin e dokumentarit “Skenari i Nënës”,e veçanërisht në emër të personazhit kryesor Avniut si dhe prindërve të tij.Data 3 Dhjetor 2021,do të mbetet gjatë në mendjet dhe zemrat tona, e sidomos në kujtimet e Avniut, që sonte iu realizua ëndërra jetësore e cila u kurorëzua me fitore të çmimit si “The best story about rights of persons with disabilities”.
Avniu është një djal model për gjithë shoqërinë tonë,ku për më shumë dokumentari flet vet për aftësitë dhe shkathtësitë e tij të veçanta.Mirënjohës ndaj prindërve të Avniut, për vullnetin dhe kurajon që e kanë, e që kjo ka reflektuar pozitivisht dhe ka prekur zemrat e të gjithëve.Le të mbetet Avniu dhe prindërit e tij,model se si duhet të pranohen dhe trajtohen kjo kategori e njerëzve.”Ata nuk janë ndryshe,ata janë të veçantë dhe kanë një shpirt të bardhë dhe dashuri të sinqertë”.”