Thursday, September 19, 2024
spot_img

Latest Posts

Fillon nxjerrja e kufomave, në Aeroportin e Shkupit edhe Presidentja Osmani

Në aeroportin e Shkupit para pak minutash kanë arritur dy aeroplanë ushtarak me 45 trupat e pajetë të atyre që u aksidentuan tragjikisht në Bullgari.

Krahas zyrtarëve të lartë shtetëror të Maqedonisë së Veriut, në këtë ceremoni po marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë nga Kosova dhe Shqipëria.

Atje është presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, derisa nga Shqipëria Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Blendi Çuçi,  kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe të tjerë.

45 trupat e pajetë pritet që sot t’u dorëzohen familjarëve të tyre, derisa sot po ashtu pritet të bëhet edhe varrimi i tyre.

Në pritje të tyre ka dal edhe delegacioni shtetërorë./Alsat,

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.