Këshilli Qëndror i PVD-së, aprovoi njëzëri propozimin e Kryesisë të përgjithshme për fillimin e reformave të brendshme, ndryshim të Statutit e plotësim të Programit të partisë dhe zgjedhjeve partiake në të gjitha nivelet.Këtë lajmërim zyrtarisht e dha për opinion përmes Facebook, kryetari aktual i PVD-së si dhe deputeti në parlamentin e Sërbisë, z. Shaip Kamberi.Procesi paralajmërohet si reformë e plotë me prurje të reja të kuadrove por edhe të ideve rreth angazhimit politik të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Se si do të përfundojë ky proces zgjedhor dhe a do të ketë shpresa për përfshirje më të madhe të të rinjëve në funksionimin e kësaj partie politike shqiptare, mbetet të shihet në një të ardhme të afërt.