Kryetari i Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës, z. Sami Salihu fton seancën e radhës.Sipas burimeve të Preshevarja.com, pas krizës së vogël politike të shkaktuar nga largimi i një këshilltari nga radhët e PDSH-së nga koalicioni ekzistues, kryetari i Kuvendit Komunal siç duket po e teston qëndrueshmërinë e koalicionit qeverisës dhe për këtë arsye ka ftuar seancë të kuvendit.Kjo do të jetë seanca e gjashtë me radhë me gjithsej 8 pika të rendit të ditës.Pika më e ndieshme dhe më e rëndësishmja është pika e shtatë, ku do të bëhet aprovimi i buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2022.