Thursday, November 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Fragmente nga libri i Bekim Fehmiut

Mësuesja e serbokroatishtes e quajti Mallkim por emri i tij Bekim u bë emër”

Babai është në “liri”(burg), në Beogradin e ri, në llogor. Bashkimi vëllau im i shtyn studimet për të mbajtur familjen dhe fiton vendin e punës në Prizren si mësimdhënës në gjimnaz. Mua më jep matematikë dhe edukatë fizike.

Unë jam në maturën e vogël, shoku im më i mirë por edhe i bankës është Veli Vraniqi. Ai dhe unë jemi më zhurmaxhitë në klasë por atij arsimtarët nuk ia shohin për të madhe. Unë jam ai që gjithnjë e “ha”, gjithmonë i dëgjoj arsimtarët duke më thënë:-

“Ti je djali i themeluesit të parë të shkollave shqiptare”!-“Ti je biri i mësuesit veteran”, “Ti po e turpnon babën” dhe kështu blla-blla-blla……dëgjoj çdo ditë arsimtarët si më çajnë kokën.-“Hajde përsërite se çfarë thashë”? – M’u drejtua Julka Popoviç, arsimtare e serbokroatishtes

U ngrita por as që e hapa gojën!-“Qysh e ki emnin?, -Më pyet në shqip, sikur të mos e dinte se si quhem.-Bekim! – i përgjigjem i habitur.-“Kush ta ka dhanë emnin Bekim? Ty duhet me të quejt Mallkim! Ulu! – më thotë me përbuzje zonja Julka.Klasa qesh me të madhe….Ulem pa dhënë pesë pare….-“Pse po keshni? Kjo asht për të kjajtë e jo për të keshë, i thotë tërë klasës”.Fragmente nga libri “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme”- BEKIM FEHMIU

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.