Thursday, September 19, 2024
spot_img

Latest Posts

Gruaja e parë e cila u zgjodh në postin e kryeministres në Suedi, Magdalena Anderson është riemëruar në këtë post

Gruaja e parë e cila u zgjodh në postin e kryeministres në Suedi, Magdalena Anderson është riemëruar në këtë post, më 29 nëntor, pasi për shkak të mosmiratimit të buxhetit në Parlament dha dorëheqjen vetëm pak orë pas emërimit javën e shkuarGruaja e parë e cila u zgjodh në postin e kryeministres në Suedi, Magdalena Anderson është riemëruar sërish në këtë post, më 29 nëntor, pasi dha dorëheqjen për shkak të mosmiratimit të buxhetit në Parlament.Ajo dha dorëheqje vetëm pak orë pas emërimit të enjten e shkuar, pasi koalicioni i saj kolapsoi. Deputetët suedezë e përkrahën sërish udhëheqësen e partisë Social-Demokrate, Magdalena Andersson me shumicë të ngushtë gjatë votimit të ri të hënën më 29 nëntor.Tani detyra e Andersson do të jetë të udhëheq qeverinë njëpartiake deri në zgjedhjet parlamentare të shtatorit 2022.Në votimin e së hënës, 349 deputetët e Parlamentit suedez votuan për Andressonin ndërkaq 75 abstenuan. 173 votuan kundër. Nën sistemin politik suedez për t’u emëruar kryeministre asaj i duhej shumica e thjeshtë e votave.Ish-kampionia suedeze në not nga Universiteti i Upsalas, Andresson e nisi karrierën politike në vitin 1996 si këshilltare e kryeministrit të atëhershëm, Goran Persson. Shtatë vjetët e shkuara i kaloi si ministre e Financave para se të bëhej udhëheqëse e Social-Demokratëve në fillim të nëntorit.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.