Saturday, November 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Emmanuel Macron: Bojkoti i Lojërave Olimpike në Kinë është i parëndësishëm dhe simbolik

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi se vendi që udhëheqë nuk ka plane t’i bashkohet një bojkoti diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore 2022 në Pekin,. Macron tha se çdo veprim i tillë do të ishte i parëndësishëm dhe thjesht simbolik.

SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia kanë thënë se nuk do të dërgojnë përfaqësues të qeverisë në lojërat e shkurtit, për shkak të shqetësimeve për akuzat ndaj Kinës për abuzim kundër ujgurëve dhe pakicave të tjera.

Në një konferencë të zgjeruar për shtyp të enjten, presidenti francez, tha se Lojërat Olimpike nuk duhet të politizohen dhe se ai preferonte veprime që kishin një “efekt të dobishëm”.

“Për të qenë i qartë: ose keni bojkot të plotë dhe nuk dërgoni sportistë, ose përpiqeni t’i ndryshoni gjërat me veprime të dobishme”, tha ai.

Presidenti shtoi se Franca do të punojë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për një statut që të mbrojë atletët, në një referencë të fshehtë për Peng Shuai, shkruan BBC.

“Unë nuk mendoj se duhet t’i politizojmë këto tema, veçanërisht nëse bëhet fjalë për të ndërmarrë hapa që janë të parëndësishëm dhe simbolikë,” tha ai.

Kina deklaroi se vendet që bojkotojnë lojërat “do të paguajnë çmimin për veprimet e tyre të gabuara”.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, tha se kishte pranuar një ftesë për të marrë pjesë në hapjen e lojërave.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.