Sot në seancën e parë të përbërjes së re pas zgjedhjeve të 2 qershorit, znj Ardita Sinani u zgjodh kryetare e komunës së Preshevës.
Znj Sinani para disa javësh kishte arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike Shqiptare të z Ragmi Mustafa dhe si aneks marrëveshje me Unionin Demokratik Shqiptar të z Naser Aziri, kujtojmë se znj Ardita Sinani u votua me 24 vota pro duke përfshirë edhe tri votat blanko të Aleancës për Luginën e cila është pjesë e opozitës.