Shqipëria e madhe mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe” deklaroi Vulin më 13 maj 2024.
Ministria e Jashtme i quan provokuese dhe që nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit dhe kërkon reflektim
Deklarata provokuese e zyrtarit serb është në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit. Shqipëria është faktor i rëndësishëm që punon dhe kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe kjo është në thelb të bashkëpunimit edhe me Serbinë.
MEPJ pret reflektim të menjëhershëm, në mënyrë që deklarata të tilla të dëmshme, të përsëritura të mos ndikojnë në marrëdhëniet tona, të cilat duhet të jenë të orientuara drejt fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian,thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme
Në reagimin e tij kundër takimit të kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi Vulin tha
“Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi ta përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë”.