Tuesday, December 10, 2024
spot_img

Latest Posts

Ilir Sadriu i përgjigjet Sami Salihut:Thirrja për ribashkim me PDSH-në nga ana e Samiut, pas tetë vitesh nga braktisja e saj, duket thjeshtë patetike dhe si xhambazllëk për mbijetesë politike.

Dje, ish-kryetari i Kuvendit Komunal z.Sami Salihu, tashmë Kryetar i subjektit Lëvizja për Reforma, në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë një njoftim në të cilin është përmendur emri im.
Ndihem i obliguar që si Kryetar i Aleancës për Luginën, të sqarohem para opinionit si në vijim:
Pavarësisht bindjeve politike të qytetarëve në Komunë të Preshevës, raportin e komunikimit normal e kam ruajtur dhe vazhdoj ta ruaj me secilin individ si dhe me çdo akter politik, sepse në vendin ku jetojmë dhe veprojmë takimin me njerëz e kemi pothuajse të përditshëm e të pashmangshëm kudo.
Në këtë kontekst, gjatë ditës së djeshme Sami Salihu, më ka telefonuar duke më uruar për dorëzimin e listës zgjedhore të Aleancës për Luginën pran Komisionit komunal zgjedhor për zgjedhjet e jazhtëzakonshme lokale të cilat do të zhvillohen më datë 02 qershor 2024.
Në mes tjerash më ka treguar për narrativën e ashpër publike që ka vendosur ta zhvilloj në kuadër të kësaj fushate parazgjedhore ndaj Partisë për Veprim Demokratik e sidomos ndaj Partisë Demokratike Shqiptare, që është e drejtë e tij dhe e subjektit të vet se si e kanë planifikuar.
E vërteta është se gjatë kësaj telefonate spontane nuk më ka ftuar për ndonjë takim, që të bashkëbisedojmë lidhur me ndonjë bashkëpunim të tanishëm apo bashkëveprim të ardhshëm ashtu siç e ka përshkruar në njoftim.
Në njoftimin e tij dje, në mes tjerash jam përmendur unë dhe shumë veprimtarë të sotshëm të Aleancës për Luginën se si jemi larguar nga Partia Demokratike Shqiptare duke tentuar që largimin tonë në cilësinë e anëtarëve të denjë të PDSH-së, ta relativizoj e barazvlerësoj me braktisjen e tij nga subjekti në vitin 2016, bashkë me 9 mandate këshilltarësh.
Arsyet e largimit tim nga Partia Demokratike Shqiptare i kam sqaruar përmes një njoftimi me datë 19 prill 2023 , ku për dallim nga Samiu i cili para largimit të tij kishte braktisur edhe garën e brendshme zgjedhore në vitin 2016.
Ne zgjedhjet e brendshme partiake të vitit 2020, garën për kryetar partie e kam zhvilluar ndershëm, pa mandat këshilltari e pa asnjë konflikt brenda anëtarëve, ndërsa përkundër rezultatit zgjedhor dhe zhvillimeve të brendshme në PDSH, shtriva dorën e bashkëpunimit duke u përkushtuar në homogjenizimin e subjektit, si dhe në mbrojtjen e programit dhe vlerave që kishte ndërtuar subjekti në të kaluarën.
Thirrja për ribashkim me PDSH-në nga ana e Samiut, pas tetë vitesh nga braktisja e saj, duket thjeshtë patetike dhe si xhambazllëk për mbijetesë politike.
Krijimi i Aleancës për Luginën ishte dhe është domosdoshmëri e kohës sepse spektri aktual politik i nxitur nga egot e papërmbushura të liderëve politik si dhe nga papërgjegjësia e tyre, e në mungesë të krijimit, zbatimit e funksionimit të demokracisë së brendshme, ka ç’rregulluar organizimin politik e institucional sidomos në komunë të Preshevës.
Aleanca për Luginën, është fokusuar në sendërtimin dhe promovimin e ideve dhe vlerave të reja, duke u fokusuar në përmirësimin e gjendjes në vendin tonë, prandaj në këto zgjedhje lokale garon e vetme, duke u zotuar për fushatë politike të qetë, në përputhje me kodet e sjelljes si dhe të nevojës emergjente për shmangjen e fjalorit të ashpër dhe nënçmues ndaj secilit rival politik.
Aleanca për Luginën vlerëson se gjendja e përgjithshme politike, ekonomike dhe shoqërore e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është në pozitë jashtëzakonisht të vështirë, si rezultat i politikave të qeverive serbe si dhe përçarjeve të thella në mes të spektrit politik shqiptar, prandaj pas zgjedhjeve të datës 02 qershor unifikimin e faktorit politik shqiptar e sheh të domosdoshëm me qëllim të realizimit të të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.