Një person (1969) nga Ferizaji është gjetur i vdekur në shtratin e lumit Morava, në fshatin Konçul afër Bujanocit.
Sipas informacioneve të Administratës Policore të Vranjës, personi është mbytur në lumin Moravë gjatë ditës së djeshme, ku ka rënë aksidentalisht, në territorin e Kosovës dhe uji e ka sjellë në zonën e Konçulit komuna e Bujanocit.
Policia ka konfirmuar se në trupin e personit nuk ka shenja të vdekjes së dhunshme.
Sipas raportimeve të djeshme, personi ka humbur jetën mbrëmjen e së martës pasi ka rënë aksidentalisht në lumin Morava afër kufirit Dheu i Bardhë në teritorin e Kosovës.
Sipas informacioneve të para, i ndjeri së bashku me djalin dhe vajzën e tij janë larguar me makinë në drejtim të vendkalimit administrativ Dheu i Bardhë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se dyshohet se viktima ka rënë në lumë aksidentalisht.