Thursday, November 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Shqiprim Arifi do ta padisë Qeverinë e Kosovës – kurrë asnjë kritikë nuk pati ndaj Qeverisë së Serbisë

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se të martën në ora 14:00, do bëj dorëzimin e Kallëzimit Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për “keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Serbi”.
Në një bisedë për Albanian Post ai ka treguar se në këtë rast janë të implikuar edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinani dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu siç ka thënë ai “në zhvatjen e mjeteve të taksapaguesve kosovarë”.

Sipas tij, në keqpërdorimin 1.2 milionë eurove të ekzekutivit që u ndan në muajin dhjetor për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës dhe Bujanocit dyshohet se janë të përfshirë 18 persona, të cilët Arifi thotë se do t’i padis të martën në Prokurorinë Speciale.

“Do të paditet ambasadori i Kosovës në Britani, Ilir Kapiti, Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit Albin Kurti, kryetari i Këshillit Nacional, Ragmi Mustafa. Faton Bislimi, ish-deputet i LDK-së, i cili është i përfshirë me një aferë korruptive për lobim në Amerikë për Luginën, e që është djali i axhës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit”, tha Arifi.

“Pra, paratë kanë ardhur prej qeverisë, Besnik Bislimi është pjesë e ekzekutivit dhe djali i axhës vet ka marrë para për që të lobojë në Amerikë për Luginën e Preshevës, me një kompani që as licencë nuk ka për lobim, por as tetë muaj nuk i ka pasur që nga themelimi i saj”, shpjegoi ai.

Madje, ai pretendon se edhe ministri Infrastrukturës Liburn Aliu është i përfshirë, meqë miku i këtij të fundit ka marr mjete nga fondi i Qeverisë.

“Vetë fakti se është shumë i afërt me Liburnin, dhe vetë fakti se përfituesit janë shumë të afërt me njëri tjetrin tregon se ka qenë i implikuar”.

Po ashtu ai ka theksuar se këto mjete u janë shpërndarë ish-shefit të kabinetit të Shaip Kamberit, ish-shefit të kabinetit të Ardita Sinanit, anëtarëve të kryesive dhe zëdhënësve të partisë.

“Është ekstrem rreth i ngushtë ku janë shpërndarë këto para, që le për të kuptuar se është indikator i asaj që parat kanë dashur t’i mbajnë në një rreth të ngushtë për një qëllim tjetër”, shtoi ai.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.