Sot, pushteti lokal në Preshevë i ka rrënuar barakën e shitjes tregtarit Ibrahim Zeqiri nga Presheva i cili në këtë biznes siguronte kafshatën për familjen e tij 12 anëtarëshe
Ky veprim i pushtetit lokal ka shtyer Alternativën Demokratike Shqiptare që të reagojë
Qytetarë të dashur,
Komuna e Preshevës po vazhdon të përballet me varfëri si ekonomike por sidomos edhe varfëri në politika zhvillimore adekuate që e thellojnë varfërinë edhe më shumë. Pushteti lokal përveç që është në heshtje totale zhvillimore, kjo nga mosdija, bën edhe hapa që çojn edhe në regres më të thellë.
Jemi thellësisht të prekur me rastin e fundit në tregun e qytetit të Preshevës, ku keqmenaxhimi i pushtetit lokal, ka detyruar një familje të largoj vendin e shitjes pas mbi 17 vite të funksionimit në këtë treg.
Qasja e këtill e pushtetit lokal, reagime pa analizë të saktë ekonomike dhe vendosje e qerasë që është e papërballueshme për nje vendshitje tregu dihet që rezultatin e ka negativ, një familje shqiptare që siguronte bukën e gojës në këtë treg detyrohet të gjejë zgjidhje tjetër, e që dihet që zgjidhje tjetër është vështirë të gjendet përpos migrimit.
Të apelojmë ndaj pushtetit lokal ta ndryshoj qasjen na duket e kot sepse nënkuptohet që nuk ndryshojnë, andaj përmes këtij reagimi apelojmë qytetarët e Preshevës që të pregatiten mirë për zgjedhje dhe të marrin parasysh që këto denigrime vijnë si rezultat i votës suaj.
