Monday, September 16, 2024
spot_img

Latest Posts

Aziri:të gjithë të reflektojnë kundër Shqiprim Arifit

Është koha sot të gjithë akterët politik në Preshevë pozitë dhe opozitë me reflektu ndaj Shqiprim Arifit dhe pushtetit të tijë të lidhur ngushtë me Beogradin dhe qarqet kriminale Serbe.

Shqiprim Arifi duhet njëherë e mirë ta kuptojë që nëse ai i ka borxh Aleksandër Vuçiçit dhe klikës së tijë nuk i ka borxh Presheva dhe Preshevarët, borxhin për organ të përkohshëm ktheja personalisht dhe mos njollos qytetarët e Preshevës, dil tregoji se në cilin tender të kanë zën bishtin me derë.

Nuk mbahet mendë në histori që një kryetar i Preshevës të bojkotohet nga qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë, nuk mbahet mendë që një katrahurë politike të urdhëroj drejtoreshën e telekomanduar të shkollës fillore që të mos pranoj delegacionin e Kosovës, kush je ti more? kujt po i shërben? kokën po të shohim por bishtin jo, tregoi popullit dhe të gjithë shqiptarisë se si rekruton BIA njerëz të thjeshtë dhe i vë kryetar pastaj, e pazaret dhe hajnitë me tenderë e vende pune nuk ti heton as me prokurori dhe as gjykatë.

Ku e mer të drejtën një drejtoreshë shkolle me e refuzu vizitën e zv kryeministrit dhe ministres së arsimit të Republikës së Kosovës, pse po e politizoni arsimin? i keni premtu BIA-së dhe Serbisë se keni me e shkatërru Preshevën ashtu siç po bëni?

Sot më vjenë turp që jam i Preshevës, dhe se çfarë kuadrosh kemi në shkolla dhe institucione tjera arsimore, ardhmëria e një populli është rinia, për të pasur rini të shëndosh duhet të kemi arsim cilsorë, fatkeqsishtë në Preshevë kemi zinxhir komandues dhe arsim rrokopanxho.

Partneri tjetër i kualicionit e ka shansën të reflektojë dhe të dalë nga ana Shqiptarëve, e të ja vërtetojë popullit se nuk është shitur ose të kundërtën.

Aziz Aziri
Themelues
Alternativa Demokratike Shqiptare

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.