Thursday, September 19, 2024
spot_img

Latest Posts

Real fiton me stil të kampionit në ndeshjen e parë në La Liga

Real Madridi e ka mposhtur me përmbysje Almerian në ndeshjen e parë në La Liga, duke u kthyer me tri pikë në Madrid. Ramazani (6’) shënoi golin për vendasit kurse për Real Madridin golat i shënuan Lucas Vazquez (61’) dhe Alaba (75’) 

Real Madridi e ka nisur sezonin e ri me stil të kampionit ku ka fituar më përmbysje rezultati në Almeria.

Skuadra vendase e nisi shumë më mirë këtë ndeshje pasi që doli në një kundërsulm të shpejt dhe shënoi gol në minutën e gjashtë të ndeshjes. 

Eguaras e nisi për mrekulli Largie Ramazani. Ky i fundit arriti që të dal ballë për ballë me portierin Courtois për të shënuar golin e parë në këtë ndeshje.

Pas pranimit të golit, Vinicious Junios (10’) reagoi menjëherë ku pasoi një top për Benzema por goditja e sulmuesit francez përfundoi mbi portë. 

Umar Sadiq (14’) ishte lojtari tjetër i Almerias që ka mundur të shënonte një gol të bukur por goditja e tij përfundoi pak mbi portë të portierit të Real Madridit. 

Në minutën e 44-të, Lucas Vazquez e shënoi një gol por gjyqtarët e anuluan atë për shkak të pozitës jashtë loje, me të cilin rast edhe do të mbyllej pjesa e parë. 

Almeria rrezikoi për herë të parë edhe në pjesën e dytë. 

Ishte Umar Sadiq (53’) që hyri brenda në zonë, bëri disa driblime por aty ishte përsëri në vendin e duhur Courtois që priti goditjen e tij. 

Pas këtij rasti do të vinte goli i barazimit. 

Pas një tollovie në zonë, Karim Benzema si rastësisht pason të Lucas Vazquez i cili shënon gol në minutën e 61-të, për t’i barazuar shifrat.

Në minutën e 75 Ancelotti do ta fuste në lojë David Alaban në vend të Ferlan Mendy dhe austriaku më të hyrë në ndeshje do të shënonte gol.

Ai mori përsipër realizimin e një goditje të lirë për të shënuar një gol të bukur, me të bukurin në këtë ndeshje. 

Në minutat në vazhdim Reali disa herë u gjend në vështirësi pasi që vendasit e kërkonin golin e barazimit. 

Megjithatë, Reali arriti që të rezistonte mirë në gjashtë minutat shtesë duke e kontrolluar ndeshjen dhe duke i fituar pikët e para në La Liga në sezonin e ri. 

Me këtë fitore, Real Madridi është në vendin e dytë, një më poshtë së Villarreal të cilët dje mposhtën me rezultat 3-0 Real Valladolidin. 

Ndeshjen e ardhshme Real Madridi prapë do ta luajë jashtë fushës së vet kundër Celta Vigos, kurse Almeria luan kundër Elches.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.