Komunikata e ADSH-së:
Pas shumë kohe, e disa qeverisjeve deri tani, Komuna e Preshevës përmes faqës zyrtare të saj në Facebook ka filluar publikimin e kontratave.
Po të jetë serioze kjo qasje dhe konsistente mund të mos mbetet vetëm manipulim i masës.
Meqë numri i punëve që po kryhen në teren është shumë i vogël lind pyetja pse nuk po postohen edhe
• kontrata e mirëmbajtës së
rrugës Norçë – Gruhali,
• kontrata e shënimit të vijave të bardha në rrugë,
• kontrata e “rrethit” që po ndërtohet tek tregu i gjelbërt dhe në stacionin hekurudhor e sidomos të paraqiten kostoja e ndërtimit të parë, prishjes nga ish pushteti dhe tani ndërtimi i ri.
• kontrata e rregullimit të kabinetit.
Transparenca është e nevojshme dhe e dobishme por mbi të gjitha dhe obligim. Në këtë periudhë krize, kur kryhen punë jo të rëndësishme e lihen anash subvencionet për bujqit dhe bizneset së paku të dijmë se sa po i kushtojnë qytetarëve aventurat politike në Preshevë.
Për të lehtësuar punën e juaj, do të adresojmë edhe pyetje zyrtare në administratë lidhur me çështje të ndryshme që preokupojnë qytetarët tanë.
Departamenti për Informim i Alternativës Demokratike
E Premte, 12.08.2022 Preshevë