Saturday, November 2, 2024
spot_img

Latest Posts

Në Preshevë për punën e njejtë paguhet shumë herë nga Shqiprim Arifi

Në qytetin e Preshevës si cdo vitë edhe kësaj here ka filluar sinjalizimi i rrugëve apo ndryshe shenjëzimi i rrugëve me vija të bardha.

Pushteti lokal në Preshevë nuk ka treguar zotësi edhe në këtë projekt, ku sic dihet deri më tani është kontraktuar një firmë serbe e ardhur nga qyteti i Pirotit për të kryer punët në sinjalizimin e rrugëve, dhe sipas disa hulumtimeve të redaksisë sonë makineria për shenjëzimin e rrugëve me vija të bardha kushton dy herë më pak se kontraktimi i këtij projekti, dhe sipas disa burimeve të redaksisë sonë brenda kompanisë publike Moravica.

Drejtori i kësaj kompanie i ka kërkuar kryetarit të Komunës z Shqiprim Arifi që të ja mundësojë blerjen e kësaj makine për kompaninë Moravica dhe në të ardhmen shenjëzimi i rrugëve të bëhet nga ata, por kryetari Arifi nuk ka pranuar, lindë pyetja pse kryetari Arifi nuk ka pranuar që kompanisë Moravica të ja blejë këtë makineri por punëmarrës ka zgjedhur një kompani të panjohur nga Piroti?

Makina për shenjëzimin e vijave të bardha

Poashtu rindërtimi i rretheve dhe pengesave rrugore nga pushteti i Shqiprim Arifit, heqja më pas nga pushteti i Ardita Sinanit, dhe vënia prapë nga pushteti i tanishëm i Shqiprim Arifit tregonë se sa kanë interes për zhvillim dhe punë të mira në qytetin e Preshevës.

Kecmenaxhimi i projekteve dhe tenderëve nga pushtete të ndryshme në Preshevë tregon qartë planin dhe strategjinë e tyre për parandalimin e ikjes së të rinjëve nga vendi jonë, jemi dëshmitar që për cdo ditë nga një apo dy autobuse ikin nga Presheva me të rinjë që janë pajisur me viza pune Gjermane, dhe ky ekzod i heshtur e që nuk merren masa nga asnjë pushtet për të ja kthyer shpresën vendit janë shkaktarët kryesorë të zbrazjes së Preshevës.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.