Saturday, November 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Komuna e Preshevës shpall gjendje të jashtëzakonshme

Pas zjarreve të shkaktuara në fshatin Corroticë komuna e Preshevës shpall situatë të jashtëzakonshme.

Vendimet e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme:

Si pasojë e gjendjes emergjente, me paraqitjen e zjarreve me lokacion në fshatin Corroticë;

– Shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

– Obligohet NP Moravica, për sigurimin e cisternave me ujë për fikjen e zjarreve.

– Obligohet Drejtorati për Investime, Punë Komunale dhe Ndërtimore, për sigurimin e makinerive të përshtatshme për eleminimin e problemit në tërësi.

Njoftohen qytetarët se për situatën e jashtëzakonshme, është i informuar edhe Shtabi i Situatave të Jashtëzakonshme në Vranjë, të cilët kanë dërguar makineritë e tyre për t’i dalë në ndihmë situatës aktuale.

Për gjendjen e jashtëzakonshme, është e njoftuar edhe Qeveria e Serbisë, për të dërguar asistencë ajrore

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.