Saturday, November 23, 2024
spot_img

Latest Posts

APN:RTV ALDI, tenton reketimin e parasë publike në vlerë 5.7 milion dinarë

Alternativa Për Ndryshim me komunikatë për RTV Aldin

RTV ALDI, tenton reketimin e parasë publike në vlerë 5.7 milion dinarë

Ditëve të fundit, televizioni privat e propagandues, i cili i ka shërbyer pushtetit të PVDSH-së, me pronar Isuf Mehmeti, ka faturuar në llogari të Komunës së Preshevës disa fatura në shumë prej 5 milion dinarësh (mbi 48.000 €), pa asnjë obligim kontraktor apo faturë, kinse si detyrim ndaj tyre, për shkak të emetimit të seancave të Kuvendit Komunal.

Është absurde dhe e jashtëligjshme që një televizion privat, t’i faturojë një shumë kaq të lartë Administratës komunale, për të cilën është udhëhequr kurrëfarë procedure dhe të ketë të kontraktuar shërbime të tilla, me anë të së cilës do t’a obligonte komunën e Preshevës të paguajë shërbime televizive ndaj këtij mediumi.

Vlenë të theksohet se, një tentim zhvatjeje apo reketimi, përveç që paraqet akt antiligjor, si i tillë është e pakuptimtë, për faktin që seancat e Kuvendit Komunal janë të hapura për çdo televizion, që kanë interes informimin e opinionit publik.

Preshevë, 3 gusht 2022
Shërbimi për Informim
Alternativa për Ndryshim

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.