Saturday, November 23, 2024
spot_img

Latest Posts

PROBLEMI I TEKSTEVE SHKOLLORE DREJT ZGJIDHJES PËRFUNDIMTARE

Lajmin për sigurimin e teksteve shkollore digjitale e dha Ardita Sinani në Facebook faqen e saj zyrtare:

LAJM I MREKULLUESHËM !NXËNËSIT E LUGINËS ME LIBRA TË NJËJTA ME ATA TË TIRANËS, ME LIBRA TË DIGJITALIZUARA, ME TEKSTE OXFORD DHE CAMBRIGDE ❤

Me dekada ishim pa librat.Me dekada u angazhuam.Me dekada u shpërfillem.Por nuk u nënshtruam. Besuam. Qëndruam. Fituam 👊Më në fund u lejuan edhe 19 komplete dhe tekste mësimore nga Republika e Shqipërisë për nxënësit shqiptarë të ciklit fillor 🏫

Nga shtatori, nga klasa e parë e deri në të tetën, të gjithë nxënësit shqiptarë nga Lugina mësojnë me të njëjtat libra dhe tekste, si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë dhe Vlorë 🇦🇱Për më tepër, libra të digjitalizuara, libra për mësuesit, libra për mësimnxënie multimediale, fletore pune dhe tekste të Oxford dhe Cambridge 💞Pra, libra dhe tekste për arsimim dhe edukim modern. Libra që rrisin cilësinë për të qenë konkurrentë me të tjerët 📚 Ky është një lajm tepër i mirë. Lajm i rrallë dekadave të fundit. Një lajm i interesit të përgjithshëm. Një lajm që duhet t’i gëzohemi gjithësecili përtej dallimeve 🤝 Si qytetare, si preshevare, si shqiptare, si punëtore e arsimit, si kryetare, ndjehem shumë e lumtur. Natyrisht, respekt i veçantë stafit të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe kryetarit Ragmi Mustafi për punën e kryer 👏 Falenderime pafund Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Arsimit të Republikës së Shqipërisë, pa e harruar ish-Ministren Besa Shahini, për këmbëngulësinë dhe përkushtimin e saj për zgjidhjen e kësaj problematike. Mirënjohje Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe shefit të saj, Ambasadorin Jan Braathu; Grupit të Ambasadorëve “Miqtë e Luginës”, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve e Dialog Shoqëror, Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; Shtëpisë Botuese ALBAS dhe të gjithë kontribuesve 🙏Problemet tona në arsim mbeten jo të pakëta, por kjo është një dëshmi se asgjë nuk është e pamundshme, kur ka vullnet dhe kur kemi politika të mira.Vazhdojmë 💪

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.