Miroslav Lajçak, emisar i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se cështja e liberalizimit të vizave nuk lidhet me dialogun midis të dyja vendeve, por ka thënë se është cështje e marrëveshjes konsensuale midis të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
“Besoj se Kosova meriton që të jetë pa regjimin për vizat, KE ka thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet, e dini që kjo nuk është çështje e dialogut, është cështje që kërkon marrëveshje konsensuale të 27 vendeve anëtare. Sa herë që informoj shtetet anëtare gjithmonë e ngris këtë çështje, se sa e dhimbshme është kjo çështje në Kosovë. Vërtet shpresoj se nuk do të marrë shumë kohë cështja e liberalizimit të vizave”, ka thënë Lajçak.