Ministri Kosovar Liburn Aliu ishte për një vizitë zyrtare në luginën e Preshevës dhe pas disa takimeve që kishte u takua dhe me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin.
Postimi i ministrit Aliu:
Pata nderin që ta takoj kryetarin e komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi.
Takimet bashkëpunuese si këto trashin lidhjet tona dhe i bëjnë ato më të sigurta e të qëndrueshme.
Si qeveri e Republikës së Kosovës jemi të interesuar të shtyjmë sa më shumë projekte të përbashkëta ekonomike në komunat shqiptare në Luginë, veçanërisht në shtimin e mundësive të reja dhe ndërlidhjen e potencialit që kanë të rinjtë e të rejat në Luginë dhe Kosovë.