Sunday, November 24, 2024
spot_img

Latest Posts

Vdes ish-pjesëtari i UÇK-së Rexhail Qerimi, i dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Alfa”

Ka vdekur Rexhail Qerimi, i dënuar me burgim të përjetshëm në rastin “Alfa”.

Alsat raporton se rrethanat e vdekjes nuk dihen ende, por sipas burimeve jozyrtare, Qerimi ka vdekur si pasojë e një sulmi në tru.

Të njëjtat burime të mediumit thonë se Qerimi është gjetur pa ndjenja në banjën e burgut, ndërsa ka vdekur gjatë transportit për në spital.Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe vëllai i Rexhailit, Jetulla Qerimi.

Informacioni është konfirmuar edhe nga shokët e qelisë së burgut.

Trupi i pajetë i Qerimit është tërhequr mbrëmë nga morgu.Familjarët kanë deklaruar për Alsat thonë se varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e premte për shkak se presin ardhjen e familjarëve nga kurbeti.

Ish pjesëtari i UÇK-së, Rexhail Qerimi, ishte dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Alfa”në vitin 2010.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.