Friday, November 22, 2024
spot_img

Latest Posts

Deputeti Kamberi: vetëm ndryshimi i plotë i kushtetutës krijon evropianizim

VETËM NDRYSHIMI I PLOTË I KUSHTETUTËS SË SERBISË KRIJON MUNDËSI PËR SHTET TË SË DREJTËS DHE EVROPIANIZIM

Sado që në funksion të plotësimit të standardit eurointegrues të Serbisë në fushën e drejtësisë, Referendumi në Serbi për ndryshimet e pjesshme të Kushtetutës rreth gjyqësorit i cili do të mbahet më 16 janar, nuk mundëson shtet të së drejtës dhe evropianizim.

Kushtetuta e sotme e Serbisë ka nevojë për ndryshim të plotë. Përpos se i kushtueshëm dhe i paplotë në përmbajtjen e ndryshimit të Kushtetutës, ky Referendum organizohet po ashtu në kushte jodemokratike dhe në frymë autoritariste.

Nuk mund të ketë shtet të drejtës dhe evropianizim me Kushtetutën që do të mbetet në Serbi, edhe nëse miratohet Referendumi i 16 janarit.

Nuk mund të jetë Kushtetuta e Serbisë në shërbim të shtetit të së drejtës dhe të vlerave evropiane përderisa ndanë qytetarët në ata të rendit të parë dhe të dytë, siç e nënvizon Neni 1 kur thotë se “Republika e Serbisë është shtet i kombit serb dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në te…”, apo edhe Neni 44 që ndanë Kishën nga “bashkësitë e tjera fetare”. Pa e harruar Nenin 7 me himnin etnonacionalist:

“Bože pravde”.

E mos të flasim për Nenin 182 (e Preambulën) që e parasheh “Kosovën dhe Metohinë” si Krahinë Autonome e Republikës së Serbisë. Pa mënjanimin dhe ndryshimin të këtyre neneve, si dhe të neneve të tjerë të cilët e dominojnë etnikisht dhe e centralizojnë administrativisht vendin, nuk mund të ketë shtet të së drejtës dhe evropianizim.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.