Friday, September 20, 2024
spot_img

Latest Posts

ADSH me komunikatë, kundër referendumit

Alternativa Demokratike Shqiptare kundër referendumit në Serbi, ata ftojnë për bojkot, më poshtë mundë të lexoni komunikatën e ADSH-së.

Të dashur qytetarë,

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe rezoluta e sotme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e votuar nga shumica prej përfaqësuesve të popullit garantojnë, barazi demokraci dhe sovranitet të plotë të shtetit të Kosovës.

Ndalimi i mbajtjes së Referendumit Serb në Kosovë shkëputë njëherë e përgjithmonë praktikat e kaluara nga vizioni për të ardhmen, dhe ne e mbështesim këtë vendim në plotni.

Aleksandër Vuçiq dhe klani i tijë mundohen me çdo kushtë të organizojnë veprime autoritariste dhe jo korrekte, jo demokratike dhe të njëanshme për interes politik të shtetit i cili i klasifikon qytetarët Shqiptar si qytetar rezervë, apo praktikisht të dorës së dytë.

Bashkërisht duhet të jemi kundër çdo ndryshimi kushtetues ku nuk hiqet nga preambula nocioni për Kosovën si pjesë e Serbisë, dhe mos të përkrahim asnjë vendim totalitar dhe autoritar nga Beogradi. Sidomos tani gjatë fushatës së pasivizimit të adresave të Shqiptarëve në Luginë, fushatë me të cilën me çdo kusht po mundohen që luginën e Preshevës ta zbrasin nga popullsia shqiptare.

Betejat tona politike për kthimin e gjykatës në Preshevë që u hoq para disa viteve lidhen edhe me referendumin e organizuar nga Presidenti Vuçiq jo për integrim por për centralizim dhe menaxhim më të fortë të pushtetit juridik shtetëror, dhe ne nuk përkrahim vendime që prekin Shqiptarët.

Shumica e gjykatësve në Preshevë janë të nacionalitetit Sërb, që u vërtetua edhe me konkursin e fundit për gjykatës në Preshevë, ku edhe pse pati kandidat adekuat shqiptarë, përsëri asnjë nga ta nuk u angazhua për të kryer këtë detyrë.

Qindra kërkesa, qindra shkresa tek ndëkombtarët nga pala Shqiptare për decentralizimin në gjyqësi, në praktikat demokratike procesi i marrjes së vendimeve është njësoj si përmbajtja e vendimeve, dhe qytetarët shqiptarë e dijnë përmbajtjen e vendimeve të Serbisë dhe nuk jemi të gatshëm të marrim pjesë në një referendum të organizuar nga një qeveri pa opozitë, dhe i punuar nga një grup i pa menduar mirë.

Në bazë të këtyre pikëpamjeve të dokumenteve ndërkombëtare, në fazën e reformës së gjyqësisë më 2009 se shuarja e Gjykatës themelore dhe prokurorisë në Preshevë, seriozisht kanë rrezikuar dhe minuar  të drejtat e shqiptarëve dhe nuk kanë garantuar participim adekuat të shqiptarëve në institucionet e gjyqësisë.

Decentralizimi parasheh që pushteti juridik të jetë më afër qytetarit dhe jo qytetarët tanë të maltretohen me kilometra të tëra për ti vizituar  gjykatat dhe prokuroritë në Vranjë e Bujanoc.

Ftojmë të gjithë qytetarët të mos marrin pjesë në referendumin e organizuar e që mbahet më 16 janar 2022.

Alternativa Demokratike Shqiptare,

Preshevë, 15 janar 2022.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.