Firma globale këshilluese “Henley & Partners”, ka publikuar raportin tremujor mbi pasaportat më të fuqishme në botë.
“Ekziston një hendek në rritje midis vendeve veriore dhe të jugut kur bëhet fjalë për liritë e udhëtimit”, thotë raporti i parë i vitit 2022 nga firma me qendër në Londër.
Me pasaportën e Japonisë dhe Singapori, që janë në krye të listës, mund të udhëtoni në 192 destinacione pa viza.Ndërsa, në vendin e dytë janë renditur Gjermania dhe Korea e Jugut.
Në vendin e tretë sipas kësaj liste janë shtetet: Finlandë, Itali, Luksemburg, Spanjë.Në vendin e katërt: Austria, Danimarka , Franca, Holanda, Suedia, me pasaportat e të cilave mund të udhëtoni në 188 vende në botë, dhe në vendin e pestë janë renditur pasaportat e Iralndës dhe Portugalisë, me mundësinë e lëvizjes në 187 vende.
” Henley & Partners”, bazuar në të dhënat ekskluzive të ofruara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror , ka monitoruar rregullisht pasaportat më të përshtatshme për udhëtime në botë që nga viti 2006.
Sipas kësaj firme, nga indeksi i tyre është vërejtur se barrierat e udhëtimit që janë shkaktuar nga pandemia Covid-19, kanë rezultuar në hendekun më të madh global të lëvizshmërisë në historinë 16-vjeçare të indeksit.