Një autobus nga Kosova është aksidentuar në afërsi të Krushevacit në Serbi.
Në një fotografi të siguruar shihet autobusi i një kompanie turistike kosovare që ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes nuk ka viktima, por vetëm të lënduar.
Sipas mediave serbe, informacionet e para janë se 11 persona janë të lënduar si pasojë e rrotullimit të autobusit.
Mediat serbe raportojnë se ky është autobus që qarkullon në linjën Prishtinë – Graz.
Të lënduarit po transportohen në spitalin e Krushevcit.
Mësohet se shkaktari i aksidentit ka qenë kushtet e vështira të rrugës.
Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova.